Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Gjekmarkaj: Pse marrëveshja me Ramën nuk është një kusht për opozitën
Hijet e një marrëveshje të mundshme mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha, kanë zënë vendin kryesorë në debatet televizive ditët e fundit.
Një reagim për këtë çështje e ka dhënë edhe analisti Agron Gjekmarkaj, nëpërmjet një shkrimi të botuar sot në gazetën ‘Panorama’. Në shkrimin e tij me titull “Pse marrëveshja Rama-Basha s’duhet me çdo kusht”, Gjekmarkaj shprehet ndër të tjera se opozita nuk ka arsye të kërkojë me çdo kusht marrëveshje me Edi Ramën, nëse këtë lëvizje nuk e ka për qëllime taktike, por mbi të gjitha etike.
“Nuk ka pse merr seriozisht as zërat e “aleatëve”, të cilët si “aleatë” të Berishës, Nanos, Metës, Berishës përsëri, Ramës e tani Bashës pa mbështetje reale në elektorat, pa spikamë, por tanimë si në dekor kadifeje i zbërdhulët, kërkojnë të rifitojnë vendet e humbura e të pamerituara në Parlament.
Nëse lëvizja e opozitës ka qenë morale dhe me rezonim interesat e shoqërisë, s’ka pse merr në konsideratë as zërat e mbytur të ishdeputetëve të saj, shumica e të cilëve s’kanë influencë as te fiset e tyre e jo më në shoqëri.
Po kaq, s’ka pse shqetësohet për rënkimet e kryebashkiakëve, të cilët nuk jetojnë keq. Hall i madh se u humbën ca karrige. Nëse opozita ka qëllim ndryshimin e Shqipërisë, së pari duhet të ndryshojë vetëm së brendshmi dhe ketë s’po e bën. Nuk zhduket Shqipëria nëse Rama rri Kryeministër edhe një vit apo dy”, shkruan Gjekmarkaj.
‘Kësisoj’, - sipas Gjekmarkajt - opozita s’ka arsye të bëjë marrëveshje për të rimarrë karriget opozitare.’
“Ajo marrëveshjen duhet ta bëjë me shoqërinë, duke ia mprehur asaj shqisat për t’u përballur me Ramën dhe akixhinjët e tij në zgjedhje të kohshme a të parakohshme. Arroganca e mosndryshimit nën justifikimin e radikalizmit do të jetë problemi i madh i opozitës. Figurina të nivelit të katërt në kohën e Berishës, shumë prej tyre qesharakë atëherë dhe tani, nuk mund të jenë të parë tani. Ndryshimi i qeverive nuk është ndryshim mekanik njerëzish. Ai duhet të reflektojë një kompleks nevojash që vendi ka”, shkruan ndër të tjera analisti.