Flash News

KRYESORE

Gjendet babi dhe vajza më e kërkuar virtualisht pas djegies së Notre Dame

Babai që u fotografua me të bijën një orë para zjarrit në katedralen e Notre Dame, pas shpërndarjes 240,000 herë në TWitter, i është përgjigjur fotografes Brooke Windsor.

“Faleminderit për këtë foto të bukur, ne do ta mbajmë në një vend të veçantë”, është shprehur babai që preferoi të mbetej anonim.

“Kërkimi përfundoi. Fotografia ka arritur tek babai dhe familja. Ai ka zgjedhur që të mbetet anonim për shkak të tragjedisë dhe më shkruajti: ‘Faleminderit sërish për fotografinë e bukur, ne do gjejmë një vend special për të.’ Falenderoj çdo person që ka shpërndarë fotografinë dhe për fjalët e mira”, shkruan fotografja Brooke, raporton BBC.

Kujtojmë që zjarri në katedralen e Notre Drame u shënua me 15 prill duke shkatërruar pjesën e brendshme të saj.

Të fundit