Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Gjykata në Hagë vendosi që të riatdhesonte fëmijët nga Siria, qeveria holandeze apelon vendimin
Shteti holandez deklaroi se do të apelojë ndaj një gjykate vendase që e urdhëroi që të riatdhesonte me dhjetëra fëmijë, të nënave të cilat u bashkuan me Shtetin Islamik. Gjykata në Hagë vendosi që qeveria duhet të marrë 56 fëmijë të cilët jetojnë në kushte shumë të vështira në kamp në Sirinë e veriut.
Ministri i Jashtëm dhe ai i Drejtësisë në Holandë, deklaruan se do të kërkonin kthimin e vendimit të gjykatës, për të cilin theksuan se nuk llogariste çështjet diplomatike.
“Vendimi ngre pyetje rreth një numri çështjesh që mund të mos jenë marrë në konsideratë mjaftueshëm, përfshirë marrëdhëniet ndërkombëtare”, ishte qëndrimi i ministrit të Drejtësisë, Ferd Grapperhaus dhe ai i Jashtëm, Stef Blok në një letër drejtuar parlamentit.
Vendimi gjykatës erdhi pasi avokatët të cilët përfaqësonin 23 gra hapën një çështje penale ku kërkonin që Holanda t’i kthente ato dhe 56 fëmijët e tyre nga kampet ku ato mbaheshin në Siri. Për gjykatësin, nënat nuk duhet të riatdhesohen, por fëmijët po, duke qenë se janë nën 12 vjeç.