Flash News

KRYESORE

Gjylameti tenton të ‘mbulojë’ Ramën në përgjimet e Bild, gazetarja e zë mat: Jam e kronikës, e njoh mirë policinë  

Gjylameti tenton të ‘mbulojë’ Ramën në

Deputetja e PS, njëherësh kryetarja për Tiranën, Blerina Gjylameti duket se është zënë ngushte sot pasi gjatë monitorimit të procesit të numërimit në Tiranë, u pyet lidhur me përgjimet e Bild, ku në një prej raundeve të publikuara u rendit edhe një bisedë telefonike mes kryeministrit Edi Rama dhe Arben Keshi, një drejtues i Ministrisë së Brendshme.

Gazetarja e ‘news 24’, Klodiana Lala e pyeti se a u arrit objektivi i këtyre zgjedhjeve, referuar edhe nga pyetja e Ramës drejtuar Keshit në përgjimet e Bild, duke nënkuptuar blerjen e votave.

Ndërsa Gjylameti duke tentuar të shmangë pyetjen tha se Keshi nuk ka qenë drejtues policie në atë kohë.

Gjylameti:  Ju keni mungesë informacioni, ai person nuk ishte punonjës policie.

Gazetarja: ka qenë dhe vazhdon të jetë, unë jam gazetare e kronikës dhe e njoh mirë Policinë e Shtetit.  Pra, a i keni përmbushur objektivat si kërkesa zonja Gjylameti?

Gjylameti: Ne punojmë me objektiva, siç punon çdo parti. Ne punojmë me njerëzit çdo ditë. Edhe kur jemi në pushtet, punojmë për objektivin e radhës. Ndryshe nga partitë që bëhen penguese për të penguar integrimin dhe shpresoj që palët të kenë hapësirë për të reflektuar pas kësaj dite.

Video/ “Nuk është gjuha ime”, Ç’deklaroi Rama një muaj para se të dilte në përgjimet e ‘Bild’ 

Të fundit