Flash News

KRYESORE

GOT, një nga shfaqjet televizive me buxhetin më të lartë; harrojnë të heqin kafen nga skena

GOT, një nga shfaqjet televizive me buxhetin më të lartë;
Nga të gjitha gjërat e çuditshme që kemi parë në Game of Thrones (GOT), nga dragonjtë deri tek magjistarët e Qarth-it, një filxhan kafeje ndoshta merr "çmimin". Në episodin e mbrëmshëm (që ishte një "shok" i vërtetë), fansat kanë kapur një detaj në tryezën e sallës së madhe në Winterfell, ku të mbijetuarit festonin fitoren e tyre kundër betejës me të vdekurit. Ndërsa të gjithë po hanin në tasa prej druri dhe pinin në gastare (përveç Tormund që pinte nga një bri), filxhani i kafesë ishte pa vend. Disa fansa në Twitter, sugjeruan që kafeja ishte e "Starbucks" duke pasur parasysh ngjashmërinë e zbehtë të logos së kompanisë, por kjo mbetet e paqartë. Duke marrë parasysh gjithë paratë e derdhura dhe investimi e madh për këtë seri, dikush duhet ta kishte vënë re kafen, ose të paktën ta rregullonin në montazh, apo jo?

Të fundit