Flash News

KRYESORE

Grabiti argjendarinë në Tiranë, arrestohet pas 7 ditësh autori

Policia e Tiranës ka arritur të vërë në pranga autorin e grabitjes së një dyqani në kryeqytet në “Rrugën e Durrësit”.

Arrestimi i tij është bërë 7 ditë pas kryerjes së veprës penale. Specialistët e hetimit të Krimit në komisariatin nr 2 në tiranë kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e Ardian Voca banues në kasalle Kamzë.

Më 9 janar të këtij viti ai ka vjedhur me dhunë dyqanin në “Rrugën e Durrësit” nën administrim të shtetases K. B., 19 vjeçe.

Gjatë kontrollit të ushtruar në godinën një katëshe e ndodhur në fshatin Kasalle, nën administrim të shtetasit të lartpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura dhe konkretisht:

  • 20 unaza, 15 varëse, 11 byzylykë, 4 ora dore, 3 mbajtëse unazash, 7 mbajtëse orësh si dhe një aparat celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Të fundit