Flash News

POLITIKOFF

Grida Duma tregon “tmerrin” në gjimnaz dhe pengun e parealizuar

Grida Duma tregon “tmerrin” në gjimnaz dhe pengun e parealizuar

Ish deputetja e PD-së Grida Duma nuk ka kaluar një adoleshencë të thjeshtë. Ajo kujton se i është dashur që të mësojë shumë dhe se ka aspër mjaft vështirësi, por i vjen keq që në muzikë nuk arriti që të jepte më të mirën e saj.

Ajo tregoi në Top Channel se nënën e saj e ka pasur mësuese dhe ndaj ishte e pamundur që ajo të mos studionte me orë të tëra.

“Është e tmerrshme të kesh mamin mësuese në shtëpi. Unë dilja në provim dhe ajo ishte pjesë e komisionit, pastaj ishte shumë e emocionuar dhe largohej, por sapo largohej i thoshte njërës prej zyshave aty, se donte të tregonte që ishte më kërkuese se ato vet dhe nuk më ka ndodhur njëherë të vetme të marrë një rezultat maksimal, megjithëse torturohesha.

Vinte koha e plazhit dhe tek oborri i shtëpisë time vinin kushërinjtë që do bëheshin gati, unë i dëgjoja që ata luanin me top unë vazhdoja studioja violinë se duhet të bëja orët e violinës. Kushdo që mendon se arti është një gjë e thjeshtë, është gjëja më e vështirë për tu perfeksionuar. Unë e mbaj mend që fëmijë e sot që studimi i violinës ka qenë më i vështiri që kam bërë, 4-5 orë në ditë dhe nuk ja dola!”- tregoi Partisë Demokratike.

Të fundit