Flash News

KRYESORE

Haki Çako flet për “Forca e ligjit”: Do shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj

Haki Çako flet për “Forca e ligjit”: Do shtrihet në

Në një deklaratë për mediet, kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako është shprehur se do të ketë masa të shtuara të sigurisë për parandalimin e aksidenteve rrugore. Çako ka folur gjithashtu dhe në lidhje me operacionin “Forca e Ligjit”  për të cilin tha se do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe gjithashtu dhe përtej këtij kufiri duke ju referuar dosjeve të bujshme të trafikimit të lëndëve narkotike.

““Forca e Ligjit” do të shtrihet në autostrada, ku shpejtësia nganjëherë tejkalohet nga drejtuesit e automjeteve, aty n jemi të gatshëm të ndërtojmë dhe njësi të veçanta për të monitoruar shpejtësinë por edhe për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në çdo rast nevoje.

Kodi ligjor e ka të parashikuar për masa jo vetëm ndaj drejtuesve të automjeteve por edhe ndaj kalimtarëve, sepse një shkelje e rregullave të qarkullimit nga kalimtarët përbënë të njëjtën rrezikshmëri si edhe shkeljet nga drejtues të pakujdesshëm. “Forca e Ligjit” do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë por edhe jashtë kufirit në bashkëpunim me partnerët tanë strategjik, që do të thotë luftë pa kompromis për organizatat e strukturuara kriminale”,- u shpreh Çako.

I pyetur për kërkesën e opozitës për largimin e tij nga detyra Çako u shpreh se nuk dëshiron të jap asnjë koment në lidhje me këtë çështje.

Të fundit