Flash News

KRYESORE

"Hana" mesa duket do të jetë e Ylli Limanit dhe jo e Flori Mumajesit

"Hana" mesa duket do të jetë e Ylli Limanit dhe jo e Flori
Në natën speciale të "Prive" për Vitin e Ri, në një moment, Ylli Limani dhe Flori Mumajesi kënduan një nga këngët më të reja që po punonin. "Hana" titullohej dhenë fakt nuk ishte shumë e qartë nëse do ishte bashkëpunim apo solo për njërin prej këngëtarëve. Duke qenë se Flori Mumajesi nuk e mbante mend shumë mirë, fansat filluan të mendonin se kënga ishte e Yllit. Ylli Limanit i rrinte kaq bukur si këngë dhe kjo mund të shndërrohet në një nga hitet e tij edhe pse do jetë e lehtë dhe melankolike. Nëse jeni gati të thyeni zemrat me një nga meloditë e frymëzuara nga "La la land" atëherë prisni dhe pak sa të publikohet kjo baladë e Yllit. Një pjesë e tekstit: "Pyte hanen sa të kam mendu, pyte se ajo e din. Vetëm dhimbja nuk më ka tradhtu, nuk më ka tradhtu Hana, hana, hana më ka pa Nata, nata më ka vra" Ylli Limani: Pyte hanën se ajo e din Pyte sa më kë mungu. Flori Mumajesi: Pyte hanën nëse m`ka harru, ndoshta akoma më don mu Hana, hana më ka pa, Nata, nata më ka vra Në një postim në Instagram, Flori Mumajesi shkruan: HANA? @ylllimani @fatjonmiftari
 
View this post on Instagram
 

HANA? @ylllimani @fatjonmiftari

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

Fansat mezi e presin, ndërkohë ne po ju rikthejmë në vëmendje një pjesë të këngës në minutën 52: Kjo këngë është punuar nga Flori Mumajesi dhe do këndohet nga Ylli Limani dhe kur dy "thyesit e zemrave" bëhen bashkë mund ta imagjinoni çfarë balade do jetë "Hana".

Të fundit