Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Harron se është në transmetim, Ngjela – gazetarit: “Hajde ta mbyllim emisionin tani”
Ndonëse njohet si një ndër personazhet më aktiv në studiot televizive, Spartak Ngjela u shfaq i lodhur mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix në Report TV. Pas disa pyetjeve për Reformën në Drejtësi, sapo gazetari Denis Minga njoftoi publicitetin, Ngjela i tha: “Hajde e mbyllim tani; hajde se e zgjatëm…”, kërkoi ai.
Pas përfundimit të reklamave, emisioni zgjati edhe 10 minuta dhë më pas u mbyll nga gazetari.
Është hera e dytë që Ngjela shfaq probleme në këtë televizion. Dy vite më parë, ai ofendoi në transmetim direkt një person që po i binte telefonit të tij. Teksa po komentonte serish zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe ekspozimin e Sali Berishës, ai nëpër dhëmbë tha: “Të q***** motrën”.
Deklaraten e gjeni duke filluar nga minuta 24-00:
https://www.youtube.com/watch?v=P_UG7Yjle3g