Flash News

KRYESORE

Hashim Thaçi takohet me Donald Tusk: I pakuptimtë mosliberalizimi i vizave

Hashim Thaçi takohet me Donald Tusk: I pakuptimtë mosliberalizimi i

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar presidentin e Këshillit të BE-së, Donald Tusk.

Sipas një njoftimi të presidencës, Thaçi dhe Tusk biseduan për situatën politike, perspektiven europiane, liberalizimin e vizave dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi e falënderoi presidentin Tusk për mbështetjen që BE-ja i ka dhënë Kosovës në dy dekadat e fundit dhe theksoi se rajoni vazhdon të mbetet në një status quo të vështirë që po ngadalëson shumë procese.

“Zgjidhja e të gjitha mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe një qartësi, dinamikë dhe zotim më i madh i BE-së për perspektiven e vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë përgjigja më e mirë ndaj këtij ngadalësimi”, u shpreh Thaçi.

Thaçi e ka quajtur të pakuptimtë dhe të papranueshëm ngadalësimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ndërsa pas takimit me Thaçin, Komisioneri Europian i Zgjerimit Johanes Hahn shkruan:

"Takim i rëndësishëm me Presidentin Hashim Thaçi. Është e rëndësishme që dialogu Serbi-Kosovë të rifillojë me shpejtësi, gjithashtu në interes të stabilitetit dhe përparimit më të gjerë rajonal. Unë përsërita qëndrimin e BE-së se tarifat kundërproduktive të Kosovës duhet të paktën të pezullohen".

Të fundit