Flash News

KRYESORE

Henri Çili: Reforma në arsim ka dështuar

Henri Çili: Reforma në arsim ka dështuar

Pronari i Universitetit Europian të Tiranës, Henri Çili është shprehur sot se reforma në arsimin e lartë ka dështuar. I ftuar në emisionin ‘A Show’ në News 24, Çili theksoi se reforma në arsim u kthye në ‘modelin etatist’, ndryshe nga modeli anglo-sakson që nisi në fillim.

“Ka dështuar reforma në arsim. Reforma në arsimin e lartë përfundoi qartësisht me triumfin e modelit shtetëror dhe të Adil Çarçanit. Po të shohësh vkm-të e Ramës janë pikë për pikë si e mendonte Çarçani arsimin", u shpreh ai.

Çili tha se shqetësohet për universitetin shtetëror pasi shqetësohet për interesin publik. “Një mjedis konkurrues është i mirë për të gjithë”, tha ai.

Sipas Çilit, Rama zgjodhi t’i përgjigjej në mënyrë të gabuar shqetësimeve të studentëve, të cilat ishin të drejta.

“Kryeministri Rama është futur në një cikël të ri. Përpjekja reformiste e Ramës ka dështuar, duke u transformuar në “gjithçka që do populli”. Studentët kanë shumë të drejtë për problemet e universitetit shtetëror, por mënyrën se si ai zgjodhi t’i përgjigjej...”, u shpreh Çili.

Të fundit