Flash News

KRYESORE

Hetimet për Lefter Allën, Balla në emër të PS: Do përgjigjemi ashpër, neveri nëse vërtetohen akuzat

Hetimet për Lefter Allën, Balla në emër të PS: Do

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat përshëndeti SPAK lidhur me nisjen e hetimeve mbi kryebashkiakun Lefter Alla, për të cilin pretendohet se është personi që shfaqet në një video duke konsumuar kokainë në ambient publik.

Në reagimin e tij, Balla tha se nëse akuzat për Allën vërtetohen, PS do të reagojë ashpër, teksa shtoi se nëse e kundërta ndodh ndjen neveri nëse e gjitha është një vide-montazh i PD-së.

“Dua ta përshëndes SPAK për nisjen e një hetimi të plotë. Në asnjë rast PS nuk ka marrë në mbrojtje askënd për një çështje. Sapo SPAK të ngrejë akuza të caktuara, reagimi ynë do të jetë i ashpër. Cilido qytetar i Bulqizës, ndjejmë neveri në rast se vërtetohet, po ashtu bashkohemi me neveri për parti të caktuara përdorin video-montazhe. Megjithatë ndërpresim çdo koment”-tha Balla.

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla është paraqitur dje në SPAK, ku i është kërkuar që të dorëzojë një kampion gjaku dhe urine, duke ju nënshtruar kështu testit të drogës.

Ndërkohë që Partia Demokratike kërkon shkarkimin e tij, Alla e akuzon se i ka montuar videon.

Ai tha se do të padisë ish-deputetin Ervin Salianji, si njeriun që i ka montuar videon, në bashkëpunim me një televizion lokal.

Të fundit