Flash News

KRYESORE

I humbi portofoli në Prishtinë, tifozi anglez mahnitet nga gjesti i kosovarit

I humbi portofoli në Prishtinë, tifozi anglez mahnitet nga gjesti i

Mikpritje, bujari, sinqeritet. Kjo është Shqipëria, kjo është Kosova. Vëllazëria jonë nuk bazohet vetëm te gjuha dhe historia, por edhe te zakonet dhe virtytet tona më të shenjta.

Një dëshmi të tillë na e jep edhe një tifoz anglez, i cili fundjavën e kaluar ishte në Prishtinë për ndeshjen e kombëtares së "Tre luanëve" me përfaqësuesen dardane. Ai është mahnitur nga gjesti i një personi vendali, i cili i ka gjetur portofolin dhe ia ka kthyer pa i marrë asgjë.

Tifozi anglez quhet Simon Bruce dhe ka dashur ta ndajë këtë histori në faqen e tij personale në Twitter. Pasi humbi portofolin me 500 stërlina në të, ai priste se nuk do ta gjente më, por nuk ka ndodhur kështu.

“Më ra portofoli në rrugën kryesore në Prishtinë. Një djalosh hyri në lokal dhe ma ktheu, pa më marrë asgjë në të. Sinqerisht, Kosova është fantastike”, - ka shkruar Bruce.

Faleminderit edhe ty, Simon! Na vjen mirë kur bota mëson se ne shqiptarët nuk jemi vetëm ata të cilët kapen duke grabitur nëpër botë. Ka pafund gjëra të mira për ne.

Të fundit