Flash News

KRYESORE

I shënoi gol Interit, presidenti i Bylis: Olainkën e motivoja duke i blerë telefona

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj ka zbuluar disa detaje për sulmuesin Peter Olainka që aktivizohet me Sllavian e Pragës dhe dje i shënoi gol Interit në San Siro ne Ligen e Kampioneve.

Kapllanaj ka treguar se e ka marrë nigerianin në moshën 16-vjeçare ne Ballsh, duke e trajtuar si fëmijën e tij. Biznesmeni kujton se djaloshi ishte ende i paformuar fizikisht dhe taktikisht, aq sa ishte mjaft e vështirë të aktivizohej me skuadrën e parë.

"Kur unë blija celularë të ri, i merrja dhe atij. Më shikonte që kisha laptop, ia blija dhe atij. Pastaj më kërkoi 'Iphone' dhe ia plotësoja dëshirën për çdo gjë. E trajtoja si fëmijën tim për të mos i munguar asgjë. Kisha një besim të çmendur së do të bëhej dikushi", thotë me krenati Kapllanaj, në një prononcim për gazetën Panorama Sport.

Pas largimit nga Bylis, karriera e 23-vjeçarit vijoi te Skënderbeu, Genku dhe Zulte Varegen në Belgjikë dhe më pas u transferua për 3.2 milionë euro te Slavia e Pragës.

 

Të fundit