Flash News

KRYESORE

Ilir Meta mesazh Edi Ramës: Nëse Shqipëria do ketë dy parti, njëra do jetë LSI-ja

Ilir Meta mesazh Edi Ramës: Nëse Shqipëria do ketë dy parti,

Ilir Meta i është përgjigjur në mënyrë direkte kryeministrit Edi Rama, i cili tha se Shqipërisë i mjafton dy parti politike. I ftuar në emsionin “Debati në Channel One”, Meta tha se nëse Shqipëria do të ketë dy parti, atëherë njëra prej tyre do të jetë padiskutim LSI-ja.

“Përgjigjja ime për Rama, meqenëse e ka me pasion këtë çështjen e dy partive, ku, në fakt, ai ka në mendje vetëm një parti, madje nuk ka në mendje asnjë parti, por vetëm një njeri, veten e tij, është kjo: në rast se Shqipëria do të ketë dy parti, një nga këto dy parti do të jetë pa asnjë diskutim LSI­ja dhe do të jetë partia më e madhe e shqiptarëve”, u shpreh Meta.

Meta akuzoi Ramën se ka arritur të manipulojë ndërkombëtarët gjatë procesit të miratimit të reformës në drejtësi, ndërsa theksoi se marrëveshja e arritur me Bashën është bërë pa transparencë dhe erdhi si pasojë e frikës nga rritja e LSI.

Të fundit