Flash News

KRYESORE

"Inshallah këtë herë", Rama përshëndet lëvizjen e opozitës për rikthimin në tryezën e 'Zgjedhores'

"Inshallah këtë herë", Rama përshëndet
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas vendimit të opozitës jashtëparlamentare për t`u rikthyer në tryezën e "Reformës Zgjedhore". Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë shkruan se ky është një vendim për t`u përshëndetur. Sipas kryeministrit, koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus për Reformën Zgjedhore. Postimi i plotë: Kthimi i opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore një kthesë për t'u përshëndetur! Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus

Të fundit