Flash News
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Ish-doganier dhe i ndaluar për kontrabandë”, mesazhi që u lexua live në emision për një tjetër kryebashkiak
Ndërsa PD denoncoi dje një tjetër kryebashkiak për të kaluar problematike, por jo të deklaruar në formularin e dekriminalizimit, në emisionin ‘Opinion’ u lexua live mesazhi për një tjetër pushtetar vendor.
Pa dashur të zbulojë identitetin e tij, moderatori Blendi Fevziu e lexoi SMS se bëhet fjalë për një ish doganier, të dënuar në vitin 1996 për kontrabandë, ndërsa sot është kryetar bashkie.
“Zoti Fevziu ju përshëndes kam diçka me interes për kryetarin e Bashkisë… më jep dhe emrin…ka punuar doganier nga viti 1992 deri në vitin 2005 në filan vend.
Në nëntor-dhjetor 1996 është ndaluar nga policia për kontrabandë është ndaluar së bashku me filanin, doganier filanin kontrollor filanin, polic filanin dhe ky personi.
Atëherë u fsheh dhe fizikisht nuk u ndalua. Dosjen e ka o në arkivin e prokurorisë o në polici. Në formularin e dekriminalizimit nuk e ka deklaruar, ka ndryshuar edhe emrin bashkë me mbiemrin nga filani e ka bërë filani… Dhe më ka çuar dhe formularin. Nuk e them se çfarë bashkie është por e di vetë kryetari i bashkisë “, tha Fevziu.