Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Ish-ministri i Brendshëm reagon nga Michigan-i: Policia shqiptare ka nevojë të depolitizohet
Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj ka përshëndetur nga Michigan-i 107-vjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit.
Veç arritjeve, Dëmiraj shkruan se policia ka kaluar edhe në fazë dështimesh. Sipas ish-ministrit, kjo strukturë sot ka nevojë të depolitizohet, te përmirësojë infrastrukturën e saj.
“Policia e Shtetit ka kaluar në faza arritjesh dhe dështimesh të mëdha. Sot policia shqiptare ka një sfidë te madhe për të kontrolluar territorin, në mënyrë më të integruar dhe me standarde perëndimore. Sot policia shqiptare ka nevojë të depolitizohet, te përmirësojë infrastrukturën e saj, pagat, pajisjet, burimet e njerëzore dhe jo propagande boshe dhe shfaqje televizive qe si shërbejnë misionit te saj.
Sot në 107 vjetorin e saj, Policia e Shtetit, ka një betejë te forte për të fituar me familjet mafioze, mbeshtetjen politike te krimit te organizuar dhe trafikantëve te lëndëve narkotike. Padyshim qe kjo e fundit eshte një ndër njollat më të rënda që i është vendosur policise nëpërmjet përfshirjes se një numri te madh efektivesh drejtues te larte te policisë në trafikun e lëndëve narkotike gjatë viteve të fundit.
Pavarësisht vështirësive në të cilat ajo ka kaluar, kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë dhe lind nevoja qe kete fenomen te paprecedente ta çrrënjosim nga Policia e Shtetit në mënyrën më të shpejtë dhe të vendosur. Të nderuar kolegë të Policisë së Shtetit!
Ju siguroj se do të keni gjithmonë mbështetjen time politike, morale dhe profesionale për arritjen e sukseseve në të ardhmen. Ju uroj gezuar festën të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit dhe familjeve Tuaja qe ju mbështesin çdo dite”, shkruan ish ministri.