Flash News

KRYESORE

Ishin mbajtur sekret për 20 vjet, dalin fotot intime që zbulojnë jetën e fshehtë të aktorit të madh

Fituesi i çmimit Oscar Kevin Spacey po përballet gjithnjë e më shumë me akuzat se ka kryer ngacmime seksuale ndaj disa djemve adoleshentë dhe DailyMailTV ka zbuluar disa foto thuajse 20-vjeçare të tyllit të serialit House of Cards, teksa ledhatohet dhe i bën masazh një djalë të ri në një park publik.

Fotot janë bërë një ditë përpara se Spacey të fitonte çmimin si Aktori më i Mirë për filmin e vitit 1999 American Beauty, dhe disa vite përpara se ai të rrëfehej se ishte gei.

Fotot intime e shfaqin Spacey, asokohe 41 vjeç, duke e çuar djaloshin e paidentifikuar 21-vjeçar që ishte model në kodrat mbi Topangan në Kaliforni, pranë zonës ku Spacey ishte rritur.

Ato u publikuan fillimisht në një revistë, por më pas u zhdukën dhe Spacey, që tani është 58 vjeç, kishte vazhduar të ruante fasadën e tij se heteroseksual.

Por tani DailyMailTV nxorri fotot që ishin mbajtur të fshehura për thuajse 17 vjet, ku aktori i famshëm përkëdhelet, bën masazh dhe e vendos kokën te beli i një djaloshi të ri në mes të ditës.

Të fundit