Flash News

KRYESORE

ISHSH tërhiqet nga vendimi për të mbyllur sinjalin e televizionit Ora, vijon beteja për prishjen e imazhit

ISHSH tërhiqet nga vendimi për të mbyllur sinjalin e televizionit

Inspektorati Shëndetësor Shëndetësor Tiranë ka tërhequr kërkesën për mbylljen e televizionit Ora.

Pritet që dhe inspektorati epror të marrë të njëjtin vendim. Për dy ditë me radhë në javën e shkuar ISHSH ushtroi presion ndaj Tv Ora duke konkluduar dhe me vendimin për mbylljen e televizionit me argumentin se kishte lejuar debatet në studio.

ISHSH arriti në konkluzionin se u bënë shkelje të rregullores së parandalimit të Covid 19, pa inspektuar në terren, por vetëm me fotografi të bëra vetëm përmes kompjuterit.

Në reagimin e saj tv Ora deklaroi se në fakt të ftuarit në emisionet e Artur Zhejit, të Sonila Meços dhe Dritan Hilës në të gjithë rastet kanë qëndruar mbi 2.5 m larg.

Kërkesa e ISHSH solli një reagim të fortë të gazetarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë, si edhe të institucioneve ndërkombëtare.

“Pas shqyrtimit të dokumentacionit Tv Ora ankimoi vendimin, i cili tashmë ka marrë mbështetjen e parë dhe nga inspektorati rajonal.

ISHSH Tiranë pas shqyrtimit të materialit arriti në vendimin për revokimin e plotë të masës. Tashmë pritet konkluzioni prej inspektoratit shëndetësor qëndror si organ epror, i cili do të duhet tashmë të tërhiqet nga kërkesa për mbylljen e televizionit.

Ndërsa TV Ora do të vazhdojë rrugën ligjore në gjykatë si në rastin e padisë për dëmtimin e rëndë të imazhit por dhe për të dhënë drejtësi për ata që shkelën ligjin”, shkruan Ora News.

Të fundit