Flash News

KRYESORE

Ishte e fiksuar me Justin Bieber, prindërit e Billie Ellish konsideruan dhe trajtimin e së bijës përmes terapive

Billie Eilish para se të ishte e famshme ishte një fanse e Justin Bieber, pra një Belieber.

[caption id="attachment_396607" align="alignleft" width="2560"] FOX PRESENTS THE IHEART LIVING ROOM CONCERT FOR AMERICA: Billie Eilish performs during the FOX PRESENTS THE IHEART LIVING ROOM CONCERT FOR AMERICA, a music event to provide entertainment relief and support for Americans to help fight the spread of the COVID-19 virus and to celebrate the resilience and strength of the nation during this pandemic. The one-hour benefit special will air on Sunday, March 29, from 9:00-10:00 PM ET/6:00-7:00 PM PT on FOX, on iHeartMedia radio stations nationwide and via the iHeartRadio app. The benefit special will be broadcast commercial-free. (Photo by FOX via Getty Images)[/caption]

Në një intervistë të fundit në podcast-in e familjes, mamaja e 18-vjeçares Maggie Baird kujtoi se vajza e saj ishte shumë e fiksuar me këngëtarin kanadez.

“Billie vetëm fliste për të, ishte e emocionuar që po dilte klipi, dhe vetëm qante dhe qante. Unë thjesht dua të them, që ne kemi konsideruar ta dërgonim në terapi sepse ajo kishte shumë dhimbje për shkak të Justin Bieber,"- tha e ëma e saj.

Billie tregoi se kur ishte adoleshente, nuk ishte vetëm Bieber ai që e bënte atë të qante: "Ishte një periudhë kur qaja çdo ditë të jetës time, kur isha si 13, 14, 15 vjeç. Çdo ditë qaja. Dhe në moshën 17, 18 vjeç nuk po qaja më. Jam krenare të them që nuk para qaj dhe është e vetmja gjë që kam kapërcyer. Është një gjë e mirë që ndihem më e lumtur në jetën time dhe nuk dua të qaj më”.

Të fundit