Flash News

KRYESORE

Java e përgjakshme/ Çdo dy ditë një i vrarë në Shqipëri

Java e përgjakshme/ Çdo dy ditë një i vrarë në

Në një hark kohor prej gjashtë ditësh, në Shqipëri janë ekzekutuar me armë zjarri katër njerëz. Kjo javë e përgjashme nisi të shtunën e 16 marsit me vrasjen e Haxhi Baxhinozit në liqenin Artificial të Tiranës, për të pasuar me një vrasje çdo dy ditë.

Më 18 mars u ekzekutua po në Tiranë shtetasi Jurgen Kurti, i përfshirë në disa ngjarje kriminale, por për të cilat nuk ishte dënuar. Kurti u vra pak metra nga pallati ku banonte në sheshin ‘Wilson’.

Më 20 mars u ekzekutua me 20 plumba në Shkodër shtetasi Ferdinand Polia. Policia është duke hetuar për të shkuarën e viktimës në Itali.

Sot, më 22 mars, në qytetin e Elbasanit u ekzekutua avokati i njohur, Ravik Gurra. Ai ka mbrojtur në gjykatë personazhe të njohura si Emiljano Shullazi dhe familjarë të fisit Çapja.

Për të gjitha këto ngjarje ka vetëm një person të arrestuar, për vrasjen e Baxhinozit, ku autori është vetëdorëzuar për shkak se konflikti me viktimën ishte i njohur.

Të fundit