Flash News

KRYESORE

Java në Gif: Pushon Elisa, por syzet 'Top Gun' të Bamirit dhe ERTv e Ramës nuk të lënë pa Gif

Ina Xhani

Elisa Spiropali e mori pushim këtë javë, por një ish-president është një zëvendesues i denjë.

Urgjencë mjekësore

Gazetari Erjon Skëndo ka treguar në studion e emisionit ‘Kjo javë’ në News 24 se, në mjekësi janë specializuar dhe ata me mesatare nën 6.  ‘Ka specializantë që janë pranuar me notë mesatare 5 ose 6. Di gjithashtu se ka specializantë që rrinë roje nate dhe nuk paguhen dhe kjo është e tmerrshme. Me 6.6 kanë fituar në kirurgji. Ata kanë fituar sepse ministria ka hequr kriterin e notës. Kemi në urgjencë me notë mesatare 6.09,’ tha Skëndaj. Prandaj Kryeministri kurohet jashtë shtetit…

Formati La la land

“Syzet janë jo të lira, të rralla, por syze që i shkojnë formatit tim,”- ka komentuar Bamir Topi, ish-president i Republikës së Shqipërisë dhe aktualisht banor i Republikës La la land, syzet e tij Diplomat. “Glasses never made a man” thonë andej nga anët tona.

Do jetë një sezon shpërthyes

Një pako me eksploziv është gjendur mbrëmjen e se dieles në mes të rrugës në lagjen “10 korriku” në Vlorë. Marigo, mos qendis më po hajde mblidh kalamjtë se kanë dalë nga udha e Zotit!

Propaganda kryeministrore

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka zhvilluar të shtunën një bisedë me gazetarët mbi raportin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ajo që ra në sy në njoftimin zyrtar të MEPJ-së është përmendja e ‘Edi Rama Tv’, i njohur ndryshe ‘ERTV’, që vendoste në dispozicion te mediave sinjalin audio dhe video të konferencës. S’ke faj ti Gent, fajin e kanë mediat që nuk të bojkotojnë!

Milosplaining

“Po si moj, një qeveri si Shqipëria manipulon KE në Ballkan, kjo është tezë e tepruar. Ç’e ke këtë guxim të tepruar të flasësh në këtë mënyrë për një institucion serioz europian,” ka debatuar ish-Ministri i Jashtëm Paskal Milo me gazetaren Erisa Zyka, ndërsa kjo e fundit deklaroi në një lidhje live nga Brukseli se Komisioni Europian është i manipuluar nga qeveritë në Ballkan, lidhur me raportet që publikon.

Decent proposal

Gazetarja Ornela Liperi thotë se sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve vijnë edhe për shkak të hapësirës që atij i lejohet në media. “Është edhe faji i medias. Nuk e kuptoj pse kryeministri duhet të dalë nga mëngjesi nga darkë. Provojeni të mos e nxirrni, si do të reagojë ai. Provojeni ta bojkotoni”, është shprehur Liperi.

Të fundit