Flash News

KRYESORE

‘Jeta jetohet sot. E nesërmja nuk është në dorën tonë’

‘Jeta jetohet sot. E nesërmja nuk është në dorën

Drejtuesi i Dioqezes së Rrëshenit, dom Gjergj Meta, ka bërë thirrje për qetësi me anë të një mesazhi në facebook, pas panikut që shkaktoi tërmeti 5.8 ballë që ra të shtunën, lëkundjet e të cilit vazhdojnë akoma të ndihen.

“Ne kemi në dorë të ndërtojmë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin: kjo është natyra jonë. Toka, universi ka ligjësitë e veta e i rregullon vetë. Po ta keni vënë re sot në mëngjes dielli ka lindur përsëri e toka rrotullohet rreth tij. E do të vazhdojë të jetë kështu”, shkruhet në mesazhin e dom Gjergj Metës.

Mesazhi i plotë:

Mos ta ngatërrojmë ligjësinë me ligësinë

Të dashur miq,

pas kësaj fundjave plot panik, i ligjshëm pjesërisht, por pjesërisht i pajustifikuar, sidomos kur përhapet nga njerëz të papërgjegjshëm, ndjej t’ju uroj një javë të bukur.

Jeta jetohet sot. E nesërmja nuk është në dorën tonë. Ta lëmë natyrën në ligjësinë e saj e të mos e kompromentojmë me ligësinë tonë. Ne kemi në dorë të ndërtojmë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin: kjo është natyra jonë. Toka, universi ka ligjësitë e veta e i rregullon vetë.

Po ta keni vënë re sot në mëngjes dielli ka lindur përsëri e toka rrotullohet rreth tij. E do të vazhdojë të jetë kështu.

Të marrim në dorë universin tonë njerëzor.

Ne kemi në dorë ta bëjmë dashurinë forcën tërheqëse të këtij universi njerëzor, duke dashur Zotin dhe njëri-tjetrin. Kështu do të krijojmë komunitet solidar që kthehet në shpresë për të gjithë dhe kemi shumë nevojë, sidomos në çaste të vështira.

Lart zemrat e vazhdojmë rrugëtimin!

Ditë të bukur

+ d. Gjergji

Të fundit