Flash News

KRYESORE

Juventusi vuan me Bolognan, por fiton dhe ruan kreun

Juventusi vuan me Bolognan, por fiton dhe ruan kreun

Juventusi nuk ndalet nga askush. Skuadra bardhezi sot fitoi 2-1 me Bolognan duke ruajtur kreun e klasifikimit në Serie A. "Zonja e vjetër" kap kuotën e 22 pikëve me 15 gola të shënuar.

Ronaldo shënoi i pari në minutën e 19’ me një aksion fantastik nga e djathta, por miqtë u kundërpërgjigjën pas 7 minutash me Danilon.

Juventusi e mori veten shpejt dhe me të nisur pjesa e parë shënoi golin e avantazhit (54') me mesfushorin Pjanic pas një aksioni të rrëmujshëm në gjysmëfushën e miqve. Bologna rrezikoi disa herë portën e kampionëve të Italisë, por këta të fundit rezultuan të pafat dhe siguruan 3 pikët e radhës duke vuajtur.

Të fundit