Flash News

KRYESORE

Ka Neymar, por ka edhe Haaland; Dortmundi shemb Parisin

Ka Neymar, por ka edhe Haaland; Dortmundi shemb Parisin

Dortmundi është me fat që ka një talent si Haaland, i cili vazhdon të mahnitë botën e futbollit dhe sot shkëlqeu kundër PSG-së në Champions League.

Sulmuesi norvegjez shënoi golin e parë të kësaj super ndeshjeje në minutën e 69-të, duke kaluar verdhezinjtë në avantazh. Pas një aksioni perfekt të Dortmund, ai ishte brenda zonës për të përfituar, duke mposhtur portierin Navas.

Goli i verdhezinjve, megjithatë, u shumë shpejt, pasi Mbappe-Neymar duken të pandalshëm këtë sezon. Talenti francez asiston për yllin brazilian, i cili me portën e boshatisur, nuk e ka të vështirë të shënojë në minutën e 75-të.

Edhe pse PSG barazoi, Haaland nuk e kishte thënë fjalën e fundit dhe dy minuta më vonë, shënon sërish, kësaj radhe një supergol me të majtën, duke mposhtur për herë të dytë Navasin.

2-1 dhe gjithë Gjermania është në festë sonte.

Të fundit