Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Ish deputeti i PD-së Fatbardh Kadilli mendon se nga kthimi i dosjes së famshme 184 në prokurorinë e Dibrës, përfitojnë ata që janë kapur në përgjime. Sipas tij, kryeministri Rama është konceptuesi i këtij krimi elektoral, ndërsa vartësit e tij janë zbatuesit.
“Për çdo akt të tillë duhet pyetur kush përfiton, përfitojnë ata që janë të hetuar dhe që janë të kapur nga përgjimet e procesit hetimor që prodhoi këtë dosje. Duke filluar qysh nga kryeministri deri te nëpunësit më të thjeshtë të administratës, të cilët, të organizuar se janë organizatë, kanë realizuar një masakër elektorale në Dibër. E provoi përgjimi i prokurorisë ndaj çështjes së ngritur nga ne dhe qysh nga 2016, kjo është bërë si urbani i dikurshëm Tiranë-Peshkopi, dhe është e qartë, ata që janë të akuzuar, shpresojnë t’i shmangen hetimit dhe ndëshkimit.”, u shpreh ai në Ora news duke shtuar se për Partinë Demokratike, kalimi i dosjes "184" në Prokurorinë e Dibrës, është varrosja e hetimeve për vjedhjen e zgjedhjeve.
Kadilli ka rezerva edhe për punën e SPAK-ut.
“Në thelbin e vet ajo dosje e ka bërë gjyqin politik. Nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e di që Edi Rama,dhe të gjithë personat që janë të përfshirë atje, konceptues është Rama dhe zbatues gjithë zinxhiri i pushtet nga nivel ministrit, drejtor police, apo deri te drejtor arsimi. Gjyqi politik është bërë, gjyqi penal nuk është thjeshtë. SPAK e filloi me këmbën e majtë. Duhet ta kishte filluar siç duhet.”