Flash News

KRYESORE

Katër orë në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, mazhoranca dakord me opozitën në 3 pika

Katër orë në Këshillin Politik për Reformën

4 orë zgjati mbledhja e Këshilli Politik e cila u mbajt në Pallatin e Kongreseve, ku u diskutuan çështjet e mbetura pezull për reformën zgjedhore.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura palët politike kanë rënë dakord për tri çështje, të cilat më pas do të detajohen nga ekspertët e reformës zgjedhore.

Palët kanë rënë dakord që të ketë efektivë të policisë jashtë çdo qendre votimi dhe numërimi, të cilat duhet të pajisen me kamera.

Lidhur me prokurorinë, palët kanë rënë dakord që SPAK të hetojë krimet zgjedhore, kurse prokuroritë në rrethe duhet të ngrenë grupe të posaçme për të hetuar shitblerjen e votës. Nga ana tjetër palët politike kanë rënë dakord që çdo person që denoncon shit-blerjen e votës të aministohet.

Një pikë ku palët nuk ranë dakord

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në tryezën e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi tha se mazhoranca nuk ka qenë dakord me identifikimin biometrik në çdo qendër votimi.

Po ashtu, Bylykbazhi ka hedhur akuza ndaj mazhorancës duke thënë se kjo e fundit “po synon të marrë kontrollin e komisioneve.”

Edhe Rudina Hajdari u shpreh se në takimin e sotëm nuk u arrit asgjë konkrete për shkak të disa kontradiktave për numërimin biometrik.

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri, në komunikatën e tij për media pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik e quajti “debat artificial”, identifikimin elektronik në çdo qendër zgjedhore.

Të fundit