Flash News

KRYESORE

KED pranon argumentin e Metës, rrëzon kërkesën e Dvoranit: Nuk është më pjesë e jona!

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur të mos marrë parasysh kërkesën e Ardian Dvoranit për t’u rikthyer në detyrën që mbante në këtë institucion, para se Këshilli i Lartë Gjyqësor të shpallte mbarimin e mandatit të tij si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni, KED lajmëron se: “Nuk hyn në veprimtarinë dhe kompetencën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, vendimmarrja e kërkuar me anë të “Njoftim Qëndrimi“ të përcjellë nga Z. Ardian Dvorani”.

Kështu, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka pranuar argumentin e Presidentit Ilir Meta se Dvorani nuk mund të jetë më pjesë e këtij institucioni të rëndësishëm.

Më 21 gusht, nëpërmjet një letre publike drejtuar anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, e cila aktualisht drejton edhe KED-në, Dvorani kërkoi rikthimin në Këshillin e Emërimeve të Drejtësisë.

“Kalimi nga anëtar i Gjykatës së Lartë në Gjykatën Administrative të Apelit nuk përbën pengesë. Mandati im si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është deri në fund të vitit 2020”, shprehej Dvorani në letër.

Ardian Dvorani u largua nga detyra si kryetar i KED nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi i kishte mbaruar mandati, por vazhdonte të qëndronte, me pretendimin se nuk i ishte gjetur zëvendësuesi.

[caption id="attachment_414294" align="alignleft" width="405"] Letra e Dvoranit drejtuar Vitore Tushes[/caption]

Të fundit