Flash News

KRYESORE

Kërkesa e Greqisë për tamponin e covid-19 në kufi, radhë kilometrike në Kakavijë

Kërkesa e Greqisë për tamponin e covid-19 në kufi,

Një situatë kaotike është krijuar në pikën kufitare të Kakavijë, për shkak të radhëve të gjata.

Shkak është bërë kërkesa e palës greke që udhëtarët të kalojnë në anën tjetër të territorit pas testimit për covid-19.

Mirëpo, kjo situatë ka krijuar radhë kilometrike në Kakavijë, ndërsa qytetarët përballen edhe me temperaturat e larta të gushtit.

Greqia ka vendosur rregulla strikte në të gjitha pikat kufitare, pas shtimit të rasteve me Covid brenda vendit të tyre.

Ndërkohë nga data 16 gusht, autoritetet greke kanë njoftuar se çdo qytetarë që do futet në Greqi do izolohet për një javë.

Të fundit