Flash News

KRYESORE

Kërkesa e PD, Rama thërret në takim Llallën: Po hetojmë Aqif Rakipin... Por Prokuroria ka 8 muaj që i ka marrë shenjat e gishtave

Kërkesa e PD, Rama thërret në takim Llallën: Po hetojmë

Kryeministri Edi Rama ka thërritur sot në një takim kryeprokurorin Adriatik Llalla, pas kërkesës së Partisë Demokratike për të nisur verifikimet për deputetin e PS-së, Gjetan Gjetanin dhe atë të PDIU-së, Aqif Rakipi.

PD shprehet se dy deputetët kanë të shkuar kriminale dhe janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Raportohet se Rama ka kërkuar informacion nga Llalla për hetimet, ndërkohë që kryeprokurori e ka informuar se për deputetin Rakipi priten të dhënat nga Italia.

Megjithatë, organi i akuzës ka më shumë se tetë muaj që i ka marrë shenjat e gishtave të deputetit Aqif Rakipi. Atij, së bashku me disa kolegë të tjerë, iu kërkua në shkurt të këtij viti shenjat e gishtave pasi ka dyshime se nuk kanë deklaruar në formular problemet që kanë patur me institucionet e huaja.

Të fundit