Flash News

KRYESORE

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë reagon për gjestin e Borchardt: Cënoi reputacionin e organizatës, do merren masa disiplinore

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë reagon për gjestin e

Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë ka reaguar pas gjestit ofendues të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt, i cili ngriti gishtin e mesit ndaj protestuesve të Unazës së Re.

Në reagimin e tij Këshilli thekson se reagimi i Borchardt ishte fyes, aspak etik dhe mbi të gjitha jo dinjitoz për një përfaqësues të lartë të OSBE-së, misioni i të cilit është të ndihmojë Shqipërinë të ndërtojë institucionet e saj demokratike dhe sundimin e shtetit ligjor.

“Mungesa e respektit e reagimeve të tilla mund të cënojë reputacionin dhe besueshmerinë e organizatës në Shqipëri. Ne mbesim besimplotë se sjellje të tilla të pa kujdesshme dhe jo profesionale të Kryetarit të Pranisë të OSBE-së në Shqipëri do të shqyrtohen me seriozitet nga zyrtarët më të lartë të Organizatës, nga Kryesia e Rradhës dhe nga Sekretariati i OSBE-së, si dhe do merren masat përkatëse disiplinore në linjë me rregullat, kodin e etikës dhe proçedurat e tjera për raste të tilla”-thuhet në reagim.

Të fundit