Flash News

KRYESORE

"Kjo nuk është diçka që mbaron kur të dalim nga shtëpia”, Rama tregon nëse do të ketë një mbyllje të dytë prej koronavirusit

"Kjo nuk është diçka që mbaron kur të dalim nga

“Kjo nuk është diçka që do të mbarojë kur të dalim nga shtëpia”. Kështu deklaroi kryeministri Rama teksa u pyet nëse në Shqipëri do të ketë një mbyllje të dytë për shkak të koronoavirusit.

“Kjo nuk është diçka që do të mbarojë kur të dalim nga shtëpia, ne mund të mbyllemi prapë dhe të dalim dhe ajo do të jetë prapë aty, kështu që nuk ka sens të mbyllemi prapë, por të kuptojmë se ky është normaliteti i ri deri kur të dalë vaksina apo virusi të transformohet në diçka tjetër që nuk është po kaq e rrezikshme. Por deri atëherë duhet të pajtohemi me faktin se nuk mund të jetojmë njëlloj sikur kemi jetuar, prandaj duhet të kemi kujdes”, tha ai në emisionin “Pa Protokoll”.

Duke folur për rikthimin e nxënësve në shkolla, kryeministri tha se vendimi u takon autoriteteve.

“Nuk e di këto janë vendime të autoriteteve përkatëse, jo të mirat. Por të gjithë duhet të kuptojmë se qeveria, shëndetësia kanë bërë dhe po bëjnë maksimumin por budallallëkun e disave nuk ka shtet në botë që e lufton, prandaj njerëzit duhet të ruhen nga budallallëku”,  deklaroi Rama.

Të fundit