Flash News

KRYESORE

Klasikja Barcelona-Real, tema e datës së ndeshjes shkon në gjykatë

Klasikja Barcelona-Real, tema e datës së ndeshjes shkon në

Nuk ka qetësi në Spanjë para klasikes Barcelonë - Real Madrid. Federata Spanjolle e Futbollit ka përplasje me Ligën Profesioniste të Futbollit Spanjoll për datën në të cilën do të zhvillohet "El Clasico".

Komiteti organizativ i kompeticioneve ka refuzuar propozimin e të luajturit më 4 dhjetor dhe do të vendosë që takimi i shumëpritur në gjithë globin të luhet më 18 dhjetor, që është edhe data e kërkuar nga dy klubet.

Gazeta spanjolle AS ka bërë të ditur edhe se ky konflikt do të përfundojë në gjykatën sportive. Javier Tebas, presidenti i Ligës, thuhet se është gati të bëjë një kërkesë për shfuqizimin e këtij vendimi.

Të fundit