Flash News

KRYESORE

Knut Fleckenstein merr post të ri në Shqipëri, emërohet këshilltar i Gramoz Ruçit

Knut Fleckenstein merr post të ri në Shqipëri, emërohet

Ish raportuesi për Shqipërinë i BE-së, Knut Fleckenstein ka marr një post të rëndësishëm në Shqipëri.

Politikani i njohur gjerman, anëtar i Partisë Social Demokratike është emëruar këshilltar për Integrimin i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi.

“Jam i lumtur që do të punoj drejt anëtarësimit të plotë të #Shqipërisë në BE. Parlamenti shqiptar po luan një rol të rëndësishëm në këtë proces. Faleminderit Presidentit të Parlamentit për besimin e tij. Mezi presim bashkëpunimin me të gjithë aktorët shqiptarë”, shkruan Fleckenstein në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Fleckenstein ka qenë deputetet në Parlamentin Europian dhe deri në vitin 2019, ka raportuar edhe për Shqipërinë.

Ai ka patur qëndrime kritike ndaj qasjes politike të opozitës në Tiranë, kryesisht me ish-kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, pasi ky i fundit e ka etiketuar si person me lidhje me rusët.

Të fundit