Flash News

KRYESORE

Kobe Bryant do të vinte në maj në Shqipëri, Gazmend Caci: Kishim marrë përgjigje pozitive

Kobe Bryant do të vinte në maj në Shqipëri, Gazmend Caci:

Mbrëmë në "Procesi Sportiv" është diskutuar për vdekjen tragjike të basketbollistit legjendar Kobe Bryant dhe së bijës së tij Gianna, e cila po ashtu po ecte nën hapat e të atit.

Ish-basketbollisti Gazmend Caci , i cili para disa vitesh ka marrë personalisht bluzën e Bryan-t, ka treguar se Kobe do të vinte në Tiranë në maj.

“Kobe Bryant ka qenë një njeri shumë i madh. Mbi të gjitha ai ka shkuar në çdo cep të botës kur e kanë thirrur, por gjithmonë me fëmijë. Ai luante 1-1 me fëmijët. Këtë model ne e kemi marrë dhe kemi dashur ta ftojmë në Shqipëri. Kemi arritur të kontaktojmë jo direkt me Kobe por me asistentët e tij dhe mendonim që në fund të majit në 2020 do të bënim një aktivitet super gjigant me 2500 fëmijë që marrin pjesë në basketboll. Kishim marrë përgjigje pozitive dhe prisnim të përcaktonim gjërat e tjera. Kjo do të bëhej me mbështetjen e shumë faktorëve por mbi të gjitha nga Kryeministria”- u shpreh Caci.

Të fundit