Flash News

KRYESORE

Kohë të këqija prej koronavirusit, si ta kthejmë këtë situatë në favorin tonë

Pandemia globale e shkaktuar prej COVID-19 ka shkaktuar dëme të mëdha në njerëz si fillim, pasi në rang global bilancet janë tragjike dhe po ashtu efektet e goditjes s ekonomisë kanë filluar të reflektohen çdo ditë e më shumë.

Analiza e situatës tregon që të vet-punësuarit apo bizneset e vogla janë më të prekurat nga ky fenomen. Por a kanë rënë të gjithë pre e pranimit të faktit që jemi ‘në kohëra të këqija’? Çfarë po ndodh sot në Shqipëri dhe si po përshtaten bizneset që puna të mos ndërpritet pavarësisht situatës? Si mund të ndihmojmë veten që këtë situatë ta kthejmë në favorin tonë apo në favor të biznesit që drejtojmë?

Në një nga podcastet qe Elida Motro Iljazi - themeluese dhe drejtuese e EMI-CC Coaching and Consulting - i jep përgjigje disa pyetjeve shumë thelbësore për gjithë këtë target grup, që përbëjnë një pjesë të konsiderueshme në Shqipëri.

Elida, ndan me ne disa këshilla vërtetë me vlerë që mund të na ndihmojnë në kapërcimin e situatës:

Sa prej jush kur dëgjoni sot: jetojmë në kohë të keqe, në kohë kur jemi si të burgosur brenda, kur duhet të dalim për një orë dhe atë kohë e alternojmë me të tjerët në familje sepse lejohet veç një person për familje?

Sot, dëgjova një mike qe tha “dola të hidhja plehrat dhe për herë të parë thashë sikur të ishin çik më larg, që të ecja pak më shumë.”

Termi vete “kohë të frikshme apo kohë të këqija” mund të përkufizohet ndryshe nga njerëz të ndryshëm.

Ja te mundohemi ta përkufizojmë bashkë:

Është si zona e gjërave në ndryshim të vazhdueshëm, kur të duhet të parashohësh çfarë do të vijë dhe të mos jesh kurrë i sigurte për çfarë vjen? Çfarë vjen nuk varet nga ty po nga një shumicë TË TJERËSH që janë aty jashtë zonës tënde? Është zona kur të duhet që brenda rregullave të ekosistemit, të vendosura nga të tjerët, të duhet të bësh rregullat e tua, strukturën tënde, në kalendarin e përcaktuar nga ty. Zona ku je totalisht 100% përgjegjës për të ardhurat e tua, kur duhet të krijosh e dalësh në treg në mënyrën më të ndryshme të mundshme për të dhënë vlerë te të tjerët dhe kësisoj të krijosh të ardhurat e tua. Mund ta përkufizojmë kështu:

Je në zonën kur nuk pret nga të tjerët të të krijojnë mundësi për ty por përvesh mëngët dhe fillon të krijosh vlerë për të tjerët.

Mendoni që sapo kam përshkruar kohën e keqe në thonjëza të dikujt sot në karantinë? Në kohën kur tregu i punës mbyllet pothuajse totalisht dhe njerëzit nuk kanë fuqi blerëse? Pra, kur ka ndodhur që kohërat bëhen të frikshme sepse mënyrat e tua të zakonshme të krijimit te të ardhurave të hiqen nga dora sa hap e mbyll sytë?

Jo!

Sapo kam përshkruar një sipërmarrës të vogël, mesëm apo të madh.

Dikë që  është në çdo kohë përgjegjës për rrogën e vet, për të ardhuarat e veta.

Janë kjo kategori njerëzish që këto kohë “të këqija”, janq pak a shumë në ujërat e tyre. Atyre vazhdimisht ju duhet të dalin me strategji të reja për të krijuar vlerë për njerëzit pranë tyre. Janë ata që adoptohen në çdo situatë dhe vetëm mësojnë nga kohët e frikshme, dhe përshtaten, përshtaten dhe ia dalin të krijojnë vlerë.

Nuk kanë kohë të ankohen.

Nuk dinë të merren me thashetheme apo të përhapin panik. Në më të shumtën e rasteve, janë të paaftë të flasin neper studio televizive për ‘të drejtat e tyre të shkelura apo të mos konsideruara nga shteti”.

Jo, ata janë të hapur ndaj çdo ndryshimi, për sa kohë ju le hapësirën të krijojnë vlerë.

Doni ti njihni kush janë? Shihni sot shërbimet që po bëjnë ecje si raketë në shërbimin ndaj klientëve të mbyllur në shtëpi. Gjithë shërbimet që para 3-4 javësh as që diheshin që ekzistonin, ose ishin në çdo vend tjetër të Europës, brenda natës u riorganizuan, rigrupuan stafet, bënë partneritete të drejtpërdrejta me furnizuesit dhe ngritën njëkohësisht nivelin e shërbimit ne stade të reja, duke pasur parasysh arritjen e nivelit të lartë ‘make or break’ pra ose jep shërbimin më të mirë të mundshëm dhe kësisoj krijon një vlerë dhe aftësi paguese për ty si biznes ose, je menjëherë jashtë xhiros, jashtë tregut.

Miq, janë kohë të këqija për shumë persona, dhe është e detyrueshme për ne si shoqëri te zgjatim dorën dhënëse ndaj atyre që janë më në nevojë, të pa-fëmijë afër, në moshë të madhe, me sëmundje kronike dhe sidomos atyre që po vuajnë nën Covid-19. Por janë këta sipërmarrës që po mbajnë një barrë të madhe për ekonominë tone duke ofruar vlere shërbimesh e produktesh dhe njëkohësisht duke krijuar mjedisin për një rritje të fuqisë blerëse  të popullatës nën krizë.

EMI-CC Coaching and Consulting, e cila operon në fushën e këshillimit të karrierës, trajnimit të liderëve në biznes, dhe trajnimet në fushën e burimeve njerëzore, gjatë këtyre javëve po vijon punën normalisht, pa u ndikuar nga ‘kohërat e këqija’ me të cilat po përballemi së fundmi. Nëpërmjet platformave online, EMI-CC vijon të zhvillojë seancat e konsulencës, trajnimeve apo eventeve të ndryshme njësoj siç do të ndodhte sikur virusi të mos kishte mbërritur kurrë në Shqipëri.

Në kuadër të përgjegjësisë sociale që Elida, themeluesja e EMI-CC ndjen dhe do të ofrojë për këdo, ju fton të merrni pjesë falas në webinar e datës 16 Prill me temë ‘Aktivitetet Kyç’. Webinar-i do të zhvillohet online dhe mund të marrë pjesë kushdo që është i interesuar. Regjistrohu falas këtu.

Për më shumë informacione lidhur me zhvillimin personal dhe profesional, seancat e këshillimit të karrierës dhe regjistrohuni për një interviste.

Mund të lexoni në linkun: Kujt i bën mirë kjo kohë e keqe

Si mund t`ja dalësh mbanë në vendin e punës, konsulencë dhe trajnime për të rinjtë që të jenë më të suksesshëm

Si të përmirësoni performancën tuaj për të qenë të suksesshëm

Për trajnim falas që do ofrohen në vijim ndiqni EMI-CC në kanalet e tyre si më poshtë:

Instagram: https://www.instagram.com/emi_coaching_and_consulting/

Facebook: https:/www.facebook.com/EMIChC/

Youtube: https://www.youtube.com/playlist?list=PLpLJf4Rn5Vë5bsglHRj9CGYp3JdhCL2BQ

Website: https://emi-cc.com/

Të fundit