Flash News
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Komisionet ‘e reja’ që do ndërtohen në Kuvend, te Politika e Jashtme shpëtuan vetëm Bumçi dhe Dule
Me legjislaturën e re në shtator do të emërohen edhe deputetët përkatës për çdo komision të përhershëm të Kuvendit. Janë tetë komisione ku trajtohen çështje të rëndësishme si siguria kombëtare, politika e jashtme dhe ekonomia.
Komisioni për Politikë të Jashtme do të pësojë ndryshimet më të mëdha në përbërje në legjislaturën e re, duke filluar nga kryetarja Arta Dade, e cila nuk u përfshi në listën e deputetëve nga Edi Rama.
Nga 12 deputetë që ka aktualisht ky komision, vetëm dy janë zgjedhur në legjislaturën e re, Aldo Bumçi i PD-së dhe Vangjel Dule i PBDNJ-së. Emra si Ben Blushi, Valentina Leskaj, Jozefina Topalli, Eduard Selami, Kastriot Islami apo Shpëtim Idrizi, anëtarë ende në detyrë të këtij komisioni, kanë mbetur jashtë Kuvendit pasi nuk siguruan votat e nevojshme më 25 qershor, ose janë lënë jashtë listave nga kryetarët, raporton Politiko.al.
E njëjtë është situata edhe në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, ku nga 22 deputetë ende në detyrë, vetëm katër janë rikonfirmuar në Kuvendin e ri, po aq janë rikonfirmuar edhe nga Komisioni i Punës, i cili përbëhet nga 15 anëtarë.
Në komisionet e tjera, siç është rasti i Komisionit të Ligjeve dhe Komisionit të Sigurisë Kombëtare, situata paraqitet ndryshe për shkak se aty emërohen deputetët më me shumë eksperiencë dhe të afërt me kryetarët e partive. Pjesa më e madhe e anëtarëve në këto komisione janë rizgjedhur sërish deputetë në Kuvendin e ri.
Mbetën pa ministri, ja postet e rëndësishme ku mund të ‘strehohen’ Tahiri, Beqaj dhe Kodheli
Ndryshimet në Komisione (me të zezë deputetët e rizgjedhur):
Politika e Jashtme: Arta Dade – kryetare, Aldo Bumçi – zëvendëskryetar, Namik Dokle – sekretar, Ben Blushi – anëtar, Luljeta Arapi – anëtare, Valentina Leskaj – anëtare, Edlira Çekrezi – anëtare, Vangjel Dule – anëtar, Jozefina Topalli – anëtare, Eduard Selami – anëtar, Kastriot Islami – anëtar, Shpëtim Idrizi – anëtar.
Veprimtartë Prodhuese: Besnik Baraj – kryetar, Genc Ruli – zëvendëskryetar, Robert Bitri – sekretar, Artan Gaçi – anëtar, Namik Kopliku – anëtar, Mira Shehu – anëtare, Gentian Bejko – anëtar, Mimoza Hajdarmataj – anëtare, Helidon Bushati – anëtar, Irma Kopliku – anëtare, Gjergji Papa – anëtar, Kozma Dashi – anëtar, Agron Duka – anëtar, Bujar Çela – anëtar, Rakip Suli – anëtar, Parid Cara – anëtar, Vladimir Kosta – anëtar, Monika Kryemadhi – anëtare, Piro Kapurani – anëtar, Eduart Ndocaj – anëtar, Petrit Gjoni – anëtar, Edmond Zejno – anëtar.
Puna: Albana Vokshi – kryetare, Klodiana Spahiu – zëvendëskryetare, Vangjel Tavo – sekretar, Ilir Pendavinji – anëtar, Eduart Bejko – anëtar, Ylli Ziçishti – anëtar, Erjeta Alhysa – anëtare, Bujar Kllogjri – anëtar, Roland Keta – anëtar, Albina Deda – anëtare, Arbjola Halimi – anëtare, Omer Mamo – anëtar, Bedri Mihaj – anëtar, Mirela Ferracaku – anëtare, Mesila Doda – anëtare.