Flash News

KRYESORE

Konfirmon kryeministri i Britanisë: Shkollat do të hapen në shtator

Konfirmon kryeministri i Britanisë: Shkollat do të hapen në

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është shprehur ditën e djeshme se shkollat në Angli duhet të rihapen në muajin shtator.

Johnson beson se mund të rikthejë në mënyrë të sigurt fëmijët në shkollë, teksa e konsideron këtë si një   “detyrë morale”.

“Megjithëse pandemia nuk ka mbaruar, besojmë se mund të rikthejmë në mënyrë të sigurt fëmijët në shkollë”, tha Johnson.

Ndërkohë, Geoff Barton, kreu i Shoqatës së Shkollave dhe i Drejtuesve të Kolegjeve (ASCL), u shpreh se shkollat duhet të ishin si prioritet që nga fillimi.

Por, Johnson e bëri të qartë se shkolla duhet të jetë sektori i fundit që i nënshtrohet ndonjë bllokimi në të ardhmen.

Megjithatë lajmin për rihapjen e shkollave, nuk e priti edhe aq mirë ish-këshilltari shkencor i qeverisë britanike, David King, pasi tha se vendi duhet të punojë më shumë për sa i përket parandalimit të përhapjes së coronavirusit, në mënyrë që të zbatohet ky vendim.

Të fundit