
Flash News
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
Taksia përplaset me kamionin në aksin Lezhë-Shkodër, drejtuesi niset në gjendje të rëndë te Trauma
Të paktën 91 të vdekur nga përmbytjet në Teksas
Gjendet një trup i dekompozuar në Kolonjë, dyshimet e para

Alfred Lela
Në mendjet e tyre, por edhe të fanatikëve, Edi Rama dhe Erion Veliaj demonstruan të shtunën në sheshin 'Nënë Tereza' dhe në Pallatin e Kongreseve, një spektakël politik. Një përqendrim, jo vetëm të koherencës elektorale, por edhe të një skenografie hollivudiane, 'prerë me dorë' për të impresionuar miqtë dhe armiqtë, për të thënë se ne nuk jemi partia, por Rilindja, ne nuk jemi qeveria por shumica absolute, ne nuk jemi e djeshmja, por e nesërmja. Me pak fjalë, ne jemi Shqipëria dhe gjithë çka ju keni nevojë.
Nëse ulesh nga qielli i ngjyrave, pamja e jashtme dhe teksti i retorikës, dhe futesh në politikë krahasuese, nuk mund të mos dalloje dje, disa shenja që dëshmonin pikërisht të kundërtën e atyre që mund të kenë menduar, ose kenë dashur të përcjellin, Rama dhe Veliaj. Kongresi i djeshëm i Partisë Socialiste, hiq koloritin modern që ka zëvendësuar grinë e hatashme komuniste, ngjante kryekrejet me kongresin e (para)fundit të Partisë së Punës së Shqipërisë, të ashtuquajturin 'i vazhdimësisë'.
Sigurisht, jo për faktin se të dy zhvilloheshin në Pallatin e Kongreseve, por të tjera.
Së pari, sepse Kongresi ishte skicuar si i përbetimit. Përbetimin e shihje, jo vetëm te fjalimet e shefit të partisë, Rama, dhe eksponentëve të tjerë të lartë, por edhe te 'kongresmenët' e ardhur nga qarqet. Të gëzuar, të naltuar dhe me të përligjur ata ngjanin aq shumë me kuadrot, proletarët dhe bujqit e organizatave të Partisë së Punës në rrethe, që vinin në Tiranë për t'i dëshmuar besnikërinë partisë, shokut Ramiz dhe 'veprës së pavdekshme të shokut Enver'. Kamerat dhe gazetarët cinikë i gjetën këto personazhe të cilët nuk përtuan asnjëherë të deklaroheshin; pikërisht prej asaj se ngaqë e kishin fituar qendrën nuk mund ta humbnin, qoftë edhe në gabim apo parodi.
Së dyti, sepse duke patur kaq shumë përbetim, nuk pati aspak reflektim. Në cilin moment u dëgjua, prej Ramës apo cilitdo në sallë dhe shesh, një 'shtrirje dore' për shqiptarët. Një 'ulje koke' para shumë fakteve kokëfortë, që hapin para një force qeverisëse me vetëdije politike, hendekun mes premtimeve të bëra në vitin 2013 dhe rezultateve të 6 viteve më vonë. Një forcë politike që nuk reflekton për sjelljen e vet qeverisëse është një klikë pushteti, jo një kujdestare shteti. Duhej thënë diçka për 300 mijë vende pune të premtuara, për shëndetësinë falas, për eksodin shqiptar, për sigurinë dhe rendin, e me radhë. Mungesa e reflektimit dhe gulshet e përbetimit u ndjenë edhe në 'ofertën' për kundërshtarin politik që ka dalë prej sistemit. "Eja fito, qoftë edhe një bashki më shumë se ne" (në sistemin prej të cilit ke dalë sepse e konsideron të pabesueshëm), "dhe do të bëjmë zgjedhje të parakohëshme" (sërish në të njëjtin sistem)!!!.
Një ngjashmëri e tretë me 'kongresin e vazhdimësisë' së PPSh, shihej e ndihej edhe te spektakli i dëshpërimit apo dëshpërimi si spektakël. E gjithë makineria e Rilindjes, ashtu si propaganda puniste në vitin 1986, funksiononte vetëm me një qëllim: krijimin e një imazhi të rrejshëm se gjërat janë mirë, ne nuk dorëzohemi, nuk kanë ç'na bëjnë armiqtë e brendshëm dhe as të jashtëm etj., etj.
Bash për këtë kongresi pat qenë pagëzuar si 'i vazhdimësisë'. Si vazhdoi historia më pas i përket historisë, por të gjithë e dimë se vazhdimësi nuk pati. Të paktën në formën e ëndërruar prej atij kongresi, një ecje përpara me të njëjtin sistem politik dhe vlerash shoqërore.
Siç thonë historia, herën e parë, është tragjedi dhe të dytën, përsëritet si farsë.
Shënim: Kongresi i 9-të i PPSH, i quajtur 'i vazhdimësisë' u mbajt në nëntor 1986. Ai mund të konsiderohet i fundit ose i parafundit i komunistëve shqiptarë në varësi të perspektivës, sepse në Kongresin pasardhës, i 10-ti i PPSh, në vitin 1991, partia e ndërroi emrin dhe u quajt 'Socialiste'.
Të fundit


Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
8 Korrik 2025, 09:16
“Shenjë e keqe për demokracinë”/ Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve
8 Korrik 2025, 09:04
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
8 Korrik 2025, 08:56


Horosokopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Korrik 2025, 08:16
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
8 Korrik 2025, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Korrik 2025, 07:48

Hetimi për 16 ton kanabis: Si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”
7 Korrik 2025, 22:44


Berisha: 40 oficerë u morën në pyetje për dosjen ‘Partizani’ si dëshmitarë të rremë
7 Korrik 2025, 21:41
Marrëdhënia që s’është romancë, por s’është as thjesht kolegiale
7 Korrik 2025, 21:39
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik 2025, 21:28




Sa është temperatura ideale e kondicionerit në verë?
7 Korrik 2025, 20:53
GJKKO e la në burg, Meta apelon vendimin
7 Korrik 2025, 20:38
Ku ndodhet Ronaldo pasi mungoi në funeralin e Diogo Jotas
7 Korrik 2025, 20:38
Nga shalqiri, te pjeshkët dhe pjepri, ja cili është fruti i verës me më pak kalori
7 Korrik 2025, 20:28
Zbulohen mesazhet e autorit që vrau Ilaria Sulën në Romë
7 Korrik 2025, 20:20
Të paktën 91 të vdekur nga përmbytjet në Teksas
7 Korrik 2025, 20:12
Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja
7 Korrik 2025, 19:48

Tufa me bletë sulmon qytetarët në Francë, përfundojnë në spital 24 persona
7 Korrik 2025, 19:32
Demenca/ Humbja e dëgjimit mund të jetë një shenjë paralajmëruese
7 Korrik 2025, 19:13
Vendimi për Malltezin, Gjokutaj: Bumerang për SPAK dhe Gjykatën
7 Korrik 2025, 19:01

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë shpallet i pafajshëm për fshehje pasurie
7 Korrik 2025, 18:36


Shëndeti i zemrës rrezikohet nga vapa e madhe, ja çfarë duhet të keni kujdes
7 Korrik 2025, 18:10
Sot Gert Bogdani do të festonte ditëlindjen, Edlira Çepani dedikim prekës
7 Korrik 2025, 17:40






Sulmuesi akuzon rëndë klubin e Fenerbahches: U përpoqën të më drogonin
7 Korrik 2025, 16:21
Gjendet një trup i dekompozuar në Kolonjë, dyshimet e para
7 Korrik 2025, 16:03
Aksident në Sarandë, makina përplas motorin, një i plagosur
7 Korrik 2025, 15:58
Berisha me gazetarë nga diaspora:Vota vdes pa hyrë në kuti
7 Korrik 2025, 15:58
Mosha më pjellore për mashkullin dhe femrën
7 Korrik 2025, 15:40
Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki
7 Korrik 2025, 15:32
Blushi: Rrëmbimi kriminal i Metës, i pakrahasueshëm as me të Navalnit në Rusi
7 Korrik 2025, 15:20
Njihuni me iPhone 17 Pro, risitë kryesore në dizajn dhe teknologji
7 Korrik 2025, 15:09
Pse lirimi i Abi Malltezit nuk e çliron atë; aq më pak Shqipërinë
7 Korrik 2025, 15:00
‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve
7 Korrik 2025, 14:57
Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë
7 Korrik 2025, 14:48
Djersitja gjatë verës/ Këto janë 3 pije me të cilat mund ta mbani nën kontroll
7 Korrik 2025, 14:42
Kapet duke transportuar armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, arrestohet i riu (EMRI)
7 Korrik 2025, 14:37
Theo Hernandez fluturon drejt Arabisë për vizitat mjekësore
7 Korrik 2025, 14:26
Zjarret ne vend/ Ministria e Mbrojtjes:19 vatra në 24 orë! Gjashtë janë ende aktive
7 Korrik 2025, 14:17

I nxehti përvëlues, Greqia urdhëron pushime të detyrueshme nga puna
7 Korrik 2025, 13:54

Deklaratat e Kryemadhit, reagon Meta: Një përgjigje për "Zeqinenë" e SPAK-ut!
7 Korrik 2025, 13:34


Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gazë
7 Korrik 2025, 12:54

GJKKO liron nga arresti shtëpiak Jamarbër Malltezin
7 Korrik 2025, 12:35
Turizmi, vera 2025, një hap pas
7 Korrik 2025, 12:31
IKMT aksion në Theth, nis shembjen e ndërtimeve pa leje
7 Korrik 2025, 12:24
Konstituimi i Kuvendit dështon prapë: Mandati i deputetëve në rrezik?
7 Korrik 2025, 12:06
Shkrumbohet nga zjarri urbani i linjës Tiranë-Kamëz
7 Korrik 2025, 12:00


Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Kroaci i riu shqiptar (EMRI)
7 Korrik 2025, 11:32

Drejtimi i paduhur!
7 Korrik 2025, 11:16
Video/ Qytetarja kërkon ta takojë, Rama i kthehet: Ça ke që bërtet
7 Korrik 2025, 11:01

Rama mbledh më 9 korrik kryebashkiakët e vendit
7 Korrik 2025, 10:43
Berisha del nga SPAK, lexon mesazhin që i la Dumanit (FOTO)
7 Korrik 2025, 10:28
Parkut Natyror i Ohrit drejt “listës së zezë’” të UNESCO-s
7 Korrik 2025, 10:25
Në zbatim të masës "detyrim paraqitje", Berisha mbërrin në SPAK
7 Korrik 2025, 10:16
Nisin regjistrimet në e-Albania për vitin e ri shkollor
7 Korrik 2025, 09:59
KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe të vendit
7 Korrik 2025, 09:50
Rama nuk i ndahet Vlorës, sërish vizitë në bashki
7 Korrik 2025, 09:39
Konispol/ Hyri për t'i vjedhur shtëpinë, pronari qëllon me çifte 44-vjeçarin (EMRI)
7 Korrik 2025, 09:34

Zjarret në Gjirokastër, flakët shumë pranë monumenteve të kulturës
7 Korrik 2025, 09:12

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
7 Korrik 2025, 08:39
Sa shpenzojnë turistët europianë në një natë, në Shqipëri vijnë më “koprracët”
7 Korrik 2025, 08:25
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
7 Korrik 2025, 08:14
Java nis me temperatura përvëluese, termometri shënon deri në 37°C
7 Korrik 2025, 07:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
7 Korrik 2025, 07:45
A ka pengesa ligjore që të dënuarit e Speciales të transferohen në Kosovë?
6 Korrik 2025, 21:58

Musk me parti politike, Nano: Reagim emocional pas konfliktit me Trump
6 Korrik 2025, 21:20
Teologu: Pas idesë së Ramës për shtetin bektashi në Shqipëri, fshihet Izraeli
6 Korrik 2025, 20:57
Krahason Parisin, Londrën, New York-un me Vlorën, retorika e Ramës pa standarde
6 Korrik 2025, 20:35