Flash News

Kosova

“Axhendë në përputhje me Rusinë e Serbinë”, Haradinaj akuza të forta Kurtit, dy fjalë edhe për Ramën

“Axhendë në përputhje me Rusinë e Serbinë”,

Kreu i AAK, Ramush Haradinaj hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Albin Kurti nga mbledhja e përbashkët mes kuvendit të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Haradinaj akuzoi Kurtin se po ndjek të njëjtën axhendë si Rusia dhe Serbia. Po ashtu, Haradinaj i përplasi në sy të vërtetën edhe kryeministrit Rama teksa i vuri në dukje ftohjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Kryeministri ka shkuar deri aty sa ka e ka quajtur sekretarin Blinken naiv, prandaj jemi aty ku jemi. Vargu i dështimeve është i gjatë, vështirë e kemi të gjejmë një veprim të hajrit, çdo veprim i Kurtit është në përputhje të plotë me axhendën e Rusisë e Serbisë. Për të qenë i hapur me ju, Rama e Spiropali, marrëdhëniet me Shqipërinë në këto 4 vjet gati sa nuk e kanë prekur fundin dhe të gjithë në sallë e dinë shkakun. Të mira janë mbledhjet tona vëllazërore, edhe pse jo të hijshme në prag të zgjedhjeve. Me Shqipërinë është ndryshe, se vëllau te vëllau shkon e vjen kurdo. Çdo herë është ndjenjë e mirë të jemi bashkë. Shqipëria ka bërë kujdes se nuk është përzier në fushatat tona të brendshme zgjedhore, kërkoj ndihmën e Shqipërisë për anëtarësimin, jo përmes partneritetit me paqe, por përmes planit aksional të anëtarësimit”, deklaroi Haradinaj.

Të fundit