Flash News

Kosova

Eksperti i sigurisë kibernetike dyshime për skemë piramidale me kriptovaluta në Prishtinë

Eksperti i sigurisë kibernetike dyshime për skemë piramidale me

Eksperti i sigurisë kibernetike, Mentor Hoxhaj, ka ngritur dyshimet se në Prishtinë po funksionon një skemë mashtrimi, që e  cilëson “skemë piramidale”.

Hoxhaj ka thënë se persona të ndryshëm futen me një skemë, investojnë në të dhe të tentojnë të terheqin edhe persona të tretë që të përfitojnë nga ta.


“Unë dyshoj se kemi një skemë mashtruese në Prishtinë, mbahen punëtori për të promovuar një formë të fitimit, e cila për mua është skemë e pastër piramidale. Për shembull unë futem në një skemë, investoj në të dhe të fus persona tjerë, ata të investojnë, unë marr fitim nga ta. Janë duke mbajtur workshope duke trajnuar njerëzit si të fusin edhe persona të tretë”, ka deklaruar Hoxhaj, për RTV Dukagjini.

Hoxhaj ka thënë se mashtrimi me kriptovaluta është duke lulëzuar. Sipas tij, shumica e viktimave janë shtetas kosovarë, të cilët, sipas tij, janë kopjues të mashtruesve ndërkombëtarë.

“Realisht mashtrimet me kriptovaluta janë duke lulëzuar, mashtrimi ndërkombëtar ku shumë viktima janë shtetas kosovarë, kemi kopjues të mashtruesve ndërkombëtarë, qytetarët mashtrohen me oferta jashtëzakonisht të bukura që të investojnë në kriptovaluta“, ka vijuar ai.

Të fundit