Flash News

Kosova

Sulmet në Kosovë, Osmani thirrje ndërkombëtarëve: Mos e injoroni tendencën ruso-serbe për destabilizim!

Sulmet në Kosovë, Osmani thirrje ndërkombëtarëve: Mos e

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas precipitimit të situatës në veri të Kosovës, ku u dogj Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në komunën Zubin Patok.

Osmani deklaroi se sulmet në veri të Kosovës janë rezultat i strukturave kriminale dhe ilegale të mbështetura nga Serbia.

“Sulmet e fundit ndaj institucioneve publike në veri të vendit nga strukturat kriminale dhe ilegale të mbështetura nga Serbia janë dëshmia kryesore për atë që po e themi që moti: Serbia dhe regjimi hegjemonist i Vuçiqit janë burimi kryesor i destabilizimit në rajon, i cili po synon zhbërjen e arritjeve të aleatëve tanë amerikanë dhe evropian në Kosovë e rajon”, thotë Osmani.

Presidentja Osmani i ka bërë thirrje Ndërkombëtarëve të mos e injorojnë injorojnë tendencën ruso-serbe për të destabilizuar rajonin, e bashkë me të edhe vetë Bashkimin Evropian.

“Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet ta injorojë atë që shihet qartë – tendencën ruso-serbe që nëpërmjet destabilizimit të rajonit tonë, ta dëmtojë edhe vetë Bashkimin Evropian dhe NATO-në, si bashkim e sistem vlerash. Në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje de Hercegovinë po përdoret i njëjti model destabilizues, të cilin Rusia përdorë në shtetet baltike: Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji. Ndaj, është koha që bashkësia ndërkombëtare, e para se gjithash shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s, ta shohin këtë rrezik e ta ndalojnë regjimin e Vuçiqit në realizimin e synimit të tij për krijimin e “botës serbe”, që i përket logjikës së viteve të 90-ta në Serbi”, thuhet në reagimin e presidentes.

Të fundit