Flash News

Kosova

Sulmi dhe vrasja e policit në Kosovë nga pjesëtarë të grupit 'Wagner'?

Sulmi dhe vrasja e policit në Kosovë nga pjesëtarë të

Zv.drejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti deklaroi se autoritetet kanë pasur informacione mbi lëvizjen në kufi me Serbinë të pjesëtarëve të grupit mercenar ‘Wagner’. Ata dyshohet se kanë marrë pjesë sot në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagos një tjetër.

Në një konferencë të përbashkët me Kurtin, Hoti tha se kishin pasur dhe informacione se mund të kishte sulme, por asgjë nuk është e vërtetuar deri më tani.

“Kemi pasur informacione se po lëviznin pjesëtarë të grupit Wagner, dhe që mund të vinin të sulmonin, por asgjë të konfirmuar për sot. Jemi duke u koordinuar me KFOR-in. Në Prokurori duhen fakte kur deklaron diçka”, tha ai.

 

Të fundit