Flash News

Kosova

Ish-ministri suedez për situatën në veri: Gjërat do të nxehen edhe më shumë kur Kosova të aplikojë në BE

Ish-ministri suedez për situatën në veri: Gjërat do të

Rritja e tensioneve në veri të Kosovës, ka nxitur reagimin e ndërkombëtarëve. Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt ka thënë se situata mund të tensionohet edhe më tej në ditët në vijim, pasi që Kosova ka paralajmëruar se do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Kriza po shpërthen sërish në veri të Kosovës. Gjërat gjithashtu do të nxehen pasi Kosova synon të dorëzojë aplikacionin në Bashkimin Evropian në ditët në vijim”, shkroi Bildt.

Më tej nënvizoi se duhet të respektohen marrëveshjet e arritura më parë.

“Por, përpara se ai aplikim të lëvizë kudo, ka marrëveshje që duhen respektuar dhe duhet të ndërmerren hapa të vështirë”, shtoi ai.

Tensionet në veri të vendit janë rritur që nga 6 dhjetori, kur u sulmuan zyrat e Komisionit Komunat të Zgjedhjeve në veri të Mitrovicës dhe Zubin Potok.

Të fundit