Flash News

Kosova

Pas Shqipërisë, Kosova pranon strehimin e afganëve: Po bisedojmë me SHBA-në

Pas Shqipërisë, Kosova pranon strehimin e afganëve: Po

Edhe shteti tjetër shqiptar, Kosova ka shprehru gatishmërinë për të strehuar afganë. Qeveria e Albin Kurtit ka reaguar për "Radio Evropa e Lirë", ku shefi i stafit Luan Dalipi ka thënë se po bisedohet me autoritetet amerikane për të strehuar shtetasit nga Afganistani.

Duke vënë theksin te partneriteti me SHBA-në, ai tha: Ka shumë punë logjistike e teknike, të sigurisë dhe sociale, që po i trajtojmë me kujdes. SHBA-ja është aleatja jonë kryesore dhe partnerja jonë strategjike.

Reuters raportoi dy ditë më parë se Amerika ka biseduar me Shqipërinë dhe Kosovën për të strehuar përkohësisht afganët që kanë punuar me SHBA-në.

Kosova dhe Shqipëria do të shërbejnë si vend tranzit. Këtë e konfirmoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili konfirmoi se e kishte pranuar kërkesën, jo vetëm se vinte nga Amerika, por si një ndihmë ndaj njerëzve që kanë nevojë për mbështetje.

 

Të fundit