Flash News

Kosova

Rama, Vuçiç dhe Zaev mblidhen për "Mini-Shengenin", reagon qeveria e Kosovës: Nuk jemi ftuar, iniciativa e Novi Sadit është pa vizion

Rama, Vuçiç dhe Zaev mblidhen për "Mini-Shengenin",

Qeveria e Kosovës ka reaguar lidhur me takimin e kryeministrit Edi Rama, homologut të tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Shkup, në kuadër të "Mini-Shengenit".

Duke sqaruar edhe mungesën e kryeministrit Albin Kurti, qeveria e Kosovës bën me dije se nuk ka marrë ftesë për takim, pasi nuk e mbështet këtë projekt. Ajo shton se iniciativa e Novi Sadit nuk ka vizion për rajonin.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se kushdo është i lirë t'i bashkohet kësaj nisme dhe se kushdo që është kundër, nuk mund ta pengojë këtë projekt që të ecë përpara.

Në një përgjigje për "Radio Europa e Lirë", qeveria e Kosovës thotë se: Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë dhe si rrjedhojë, nuk kemi pasur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takim.

Për ne, i ashtuquajturi 'mini-Shengen' është nismë pa vizion për rajonin. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të fundit