Flash News

Kosova

Serbët krijuan tensione, Kurti shtyn vendimin për reciprocitet me kërkesë të ndërkombëtarëve

Serbët krijuan tensione, Kurti shtyn vendimin për reciprocitet me

Qeveria e Kosovës ka shtyrë vendimin e reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet deri me 1 shtator. Vendimi erdhi pas takimit me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, si dhe diplomat të tjerë ndërkombëtarë.

“Qeveria e Kosovës jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit, duke thënë se kjo është bërë me kusht që të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes.

Kujtojmë se një ditë më parë serbët në very të Kosovës bllokuan pikat kufitare në shenjë protestë, sepe janë kundër reciprocitetit që vendosi Albin Kurti.

Pikat kufitare me Serbinë, Jarinje dhe Bërnjak po vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Vendimi parashikon lëshimin e dokumente të lëshuara nga autoritetet e Kosovës sapo hyn brenda territorit, për të gjithë personat që posedojnë dokumente serbe.

Praktikë të njëjtë Serbia ka aplikuar ndaj qytetarëve të Kosovës për vite me radhë.

 

Të fundit