Flash News

Kosova

Si ishte situata gjatë natës në veri të Kosovës pas sulmit ndaj policisë

Si ishte situata gjatë natës në veri të Kosovës pas

Nata e mbrëmë ka qenë e qetë në Veri të Kosovës, raportojnë mediat vendase.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani ka konfirmuar se gjatë natës nuk janë shënuar incidente pas dje disa persona të armatosur kanë sulmuar policinë e Kosovës, duke e lënë të vdekur një polic dhe tre të plagosur.

“Situata ka qenë e qetë dhe në rregull pa ndonjë incident”, ka thënë shkurt Elshani.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë  ndodhi të dielën në orët e para të mëngjesit, pasi policia ishte informuar për vendosjen e dy kamionëve pa targa në urën në hyrje të fshatit Banjskë, të cilët kishin bllokuar lëvizjen.

 

Të fundit